×
  • Lajme
  • Lajme

    Konventa e Drurit, Kurti: Kosova po e gdhend një vend të veçantë në tregun global

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të të Konventës së Drurit, organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, e cila këtë vit shënon 20-vjetorin e saj.

    Para të pranishmëve, në fjalën e tij hyrëse, Kurti tha se industria jonë e përpunimit të drurit ka parë rritje mbresëlënëse, ku eksportet vetëm në tre tremujorin e parë të këtij viti kanë arritur nivelin total të vitit të kaluar.

    “Ne kemi rreth 1,000 kampionë të mobilerisë, që formësojnë aktivisht këtë sektor, një dëshmi e përkushtimit, produktivitetit dhe krijimtarisë së tyre. Zvicra kryeson si destinacioni kryesor për eksportet tona të mobileve, e ndjekur nga Gjermania. Pra, me plot gojën mund të themi se Kosova po e gdhend një vend të veçantë në tregun global”, u shpreh Kurti.

    Ai tha se si shtet, aspirojmë që të jemi më të mirët në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm në demokraci, sundim të ligjit, pluralizëm politik, të drejta të njeriut, rritje të brutoproduktit vendor dhe shifra tregtare, por edhe në kultivimin e një fryme të inovacionit e të bashkëpunimit.

    Në komunikatën për media më tutje bëhet e ditur se duke potencuar faktin se industria e përpunimit të drurit në Kosovë po fiton vëmendje të madhe, shefi i qeverisë përmendi disa faktorë të rëndësishëm, si vendndodhjen strategjike, potencialin bashkëpunues, si dhe talent krijues, faktorë këta, të cilët japin mundësi për zgjerim të investimeve në këtë sektor. “Gjithashtu, edhe marrëveshja jonë e Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-s, e forcon më tej pozicionin tonë, duke hapur dyer që Kosova të luajë një rol qendror në tregjet rajonale dhe globale”, tha ai.

    “Strategjia jonë kombëtare për zhvillimin e këtij sektori (të drurit) e ka mbështetjen e plotë të secilës ministri, jo vetëm thjeshtë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, po të secilës ministri, të secilës drejtori edhe timin si kryeministër, tek i cili nuk duhet ta shihni vetëm dikë që garanton me sundim të ligjit konkurrencën e lirë dhe fer, por gjithashtu edhe bashkëpunimin e partneritetin si një infrastrukturë politike e institucionale për rritjen tuaj biznesore dhe ekonomike”, deklaroi kryeministri Kurti.

    Në përfundim të fjalës së tij, ai tha se, shkathtësia për të ndryshuar, qëndrueshmëria dhe inovacioni—këto nuk janë thjesht fjalë; ato janë thelbi i identitetit tonë. Këto vlera e bëjnë Kosovën vendin e duhur për të investuar, bashkëpunuar dhe për t’u rritur.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ymerli Hoxhaj i cili ndodhet në koma, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në tru, ka nevojë për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kanë mbetur pak muaj deri në ditën e zgjedhjeve nacionale në vend. Padyshim se këto zgjedhje përpos rëndësisë që kanë për qytetarët,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka bërë disa deklarata interesante lidhur me dyshimet për përfshirjen e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli,...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Paga e ulët dhe në kundërshtim me atë minimale, moszyrtarizimi i shujtës brenda orarit të punës dhe pagesa për ekzaminime, janë ndër...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren po kërkon ndihëmë nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak. Kjo në në kuadër të ngritjes...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut përmes një aksioni simbolik kanë vendosur posterë me mbishkrime “Kërkohet Bedri Hamza”. Kjo në...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar që nga humbja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump, por Politico...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se duhet të ndalohet përdorimi i telefonave në shkolla. Gjatë një bashkëbisedimi në shkollën “Sami...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.