Të hënën në mëngjes, oficerët e policisë dhe agjencitë e inteligjencës kryen aksion ndaj të dyshuarve për terrorizëm. Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit publik në Graz, më shumë se 70 të dyshuar, 60 apartamente të kontrolluara, shtëpi, lokale biznesi dhe klube po hetohen. Si rezultat, 30 persona u arrestuan, ata do të sillen para autoriteteve “për marrje në pyetje të menjëhershme”.
Prokuroria Publike e Grazit po heton më shumë se 70 të dyshuar dhe disa shoqata. Ekzistojnë dyshime për një organizatë terroriste, financim terrorist, lidhje kundër shtetit, organizatë kriminale dhe pastrim parash.
Autoritetet kanë theksuar se bastisjet “nuk kanë asnjë lidhje me sulmin terrorist në Vjenë më 2 nëntor”. Veprimi u parapri nga “hetime të gjera dhe intensive që zgjasnin mbi një vit”, nga Zyra përgjegjëse kryesore Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Kundër-Terrorizmit.
“Ne jemi duke ndërmarrë veprime kundër këtyre organizatave kriminale, ekstremiste dhe çnjerëzore me ashpërsinë më të madhe dhe të gjitha mundësitë e shtetit ligjor,” tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer.
“Falë punës intensive të oficerëve të policisë, ne kemi arritur të godasim terrenin për ekstremizëm. Njerëzit të cilët dyshoheshin për një organizatë terroriste, financim terrorist, lidhje anti-shtet, organizatë kriminale dhe pastrim parash ishin shënjestra e aksionit”,tha Ministri i Brendshëm.