×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrolle nëpër lokale, Policia në Prizren ndalon 23 valltare nga Shqipëria

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit gjatë vikendit ka shqiptuar 305 gjoba për personat të cilët nuk respektuan masat antiCOVID-19 dhe 4 flet-paraqitje për lokalet që nuk respektuan orarin.

    “Gjatë fundjavës, nga data 12-14 mars 2021, Policia në Prizren ka vepruar duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Virusit ‘Covid 19’, dhe me këtë rast Policia ka kryer kontrolle të shtuara në disa lokacione si : lokale të natës, gastronomi, qendra tregtare, sheshe, komunikacion etj. Gjatë zbatimit dhe veprimeve zyrtare, në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 305 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletë-paraqitje për lokalet të cilët nuk e kanë respektuar orarin. Në asistim dhe bashkëpunim me inspektorë janë realizuar kontrolle në 32 lokale”, njofton Policia e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

    Për parregullsi të dokumenteve dhe leje qëndrimi jo të rregullta, në këto lokale, Policia ka gjetur dhe ndaluar 23 punëtore-valltare nga Republika e Shqipërisë, të cilat dorëzohen te Drejtoria për Migrim dhe të Huaj.

    Në zbatim te masave dhe realizim të planeve operative, një aktivitet i shtuar për fundjavë ishte edhe në fushën dhe mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, për këtë Policia gjeti parregullsi dhe shqiptoi 589 kundërvajtje për drejtuesit e automjeteve në komunikacion.

    Përgjatë aktiviteteve në këtë fundjavë Policia në Prizren ka kryer kontrolle dhe ka ndaluar 3 persona të cilët kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prizren, të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, për fajde, organizimin e skemave piramidale dhe dhunë në familje.

    Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit.

    Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi duke synuar në parandalim dhe respektim të masave ‘Covid 19’ dhe Policia rajonale në Prizren do të jetë e gatshme t’i zbatojë plotësisht vendimet e Qeverisë duke punuar gjithnjë për sigurinë e qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.