×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontratat e korrupsionit

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Vetëm gjatë tre muajve të fundit Institucionet e vendit kanë lidhur hiç më pakë se 161 kontrata të negociuara me vlere prej më shumë se 16 milionë euro. Para se të vinte në pushtet, për Lëvizjen Vetëvendosje, realizimi i këtyre kontratave ishte një veprim anti-ligjor.

    Por, kur tash LVV-ja Qeverisë më shumicën prej Institucioneve të vendit situata dhe opinionet rreth këtyre kontratave janë krejtësisht tjera.

    Për opozitën dhe njohësit e proceseve politike, nënshkrimi i këtyre kontratave po shihet si anti-ligjore, duke kërkuar nga Prokuroria e Kosovës, që të nis me procedura për intervistimin e nënshkruesve të këtyre kontratave.

    Ferat Shala: Qeveria po e vazhdon procesin e korrupsionit në institucione

    Kryetari i Komisionit për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka akuzuar pushtetin aktual për korrupsion. Ai thotë se implementimi i kontratave një burime janë në dëm të shtetit.

    “Qeveria është duke vazhduar procesin e korrupsionit në institucionet e shtetit. Kontrata një burimore kanë vazhduar të implemtohën nga Qeveria, kjo është në dëm të shtetit e taksapaguesve. Kontratat një burimore e zhdukin konkurrencën e lirë të aktereve ekonomik që u mohohet e drejta e barazisë”, thotë Shala për “Front Online.

    Berat Rukiqi: Prokuroria të merret me kontratat e negociuara nga Qeveria

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka folur për “Front Online” lidhur me realizimin e kontratave një burimore nga partia në pushtet.

    Rukiqi thotë se Qeveria ‘Kurti’ nuk po jep llogaridhënie për tenderët sekret.

    Sipas tij, Prokuroria duhet të merret me këto kontrata që lejohen nga Qeveria.

    “Kemi tenderë sekret mbi 280 milion euro dhe kjo është shqetësim, dhe këta fare nuk po brengosën për llogaridhënie dhe bëjmë thirrje tek Prokuroria dhe organet e rendit që të merren me këtë”, u shpreh Rukiqi.

    Rukiqi deklaron se 90% e kontratave që po nënshkruan Qeveria janë të negociuara.

    “Dy kontrata sekrete i nënshkruan kjo Qeveri dhe mbi 90% e tyre janë jo ligjore, që nuk i plotësojnë kriteret për të qenë kontrata të negociuara. Nuk ka as emergjencë e as arsye të sigurisë, që ia mundësojnë një organi që të nënshkruaj kontratë një burimore”, theksoi Rukiqi.

    Ish-ministri i Financave: Qeveria Kurti ua ka tejkaluar pushteteve të kaluara për kontratat e negociuara

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri nënshkrimin e kontratave një burimore i sheh për keqpërdorimin e parasë publike.

    Shatri thotë se këtë gjë Qeveria ‘Kurti’ e ka shfrytëzuar më së shumti nga të gjitha pushtetet.

    Kontratat e negociuar janë mundësi e keqpërdorimit të parasë publike. Qeveria jua ka tejkaluar shumëfishë qeverive të mëparshme që i kanë përqeshur se po keqpërdorin paranë publike. Po dëshirojnë me shfrytëzuar fundin e mandatit maksimalisht për arsye personale”, deklaroi Shatri për “Front Online”.

    Anëtari i NISMA-së: Qeveria ka abuzuar me tenderët një burimor për të mbushur xhepat e miqve

    Albert Maxhuni, anëtar i Kryesisë së NISMA-së ka kritikuar ashpër pushtetin aktual.

    Maxhuni deklaroi për “Front Online” se Qeveria ka abuzuar me tenderët një burimor për të mbushur xhepat e miqve të tyre.

    “Gjatë tri viteve të qeverisjes Kurti, ka lidhur mbi 1000 tenderë një burimor, me një vlerë totale që kalon 270 milionë euro. Kjo është një skemë kriminale e drejtuar nga vetë qeveria, që ka mbushur xhepat e miqve dhe klaneve të tij mafioze”, u shpreh Maxhuni.

    Tutje, ai tha se tenderët një burimor e zhysin ekonominë e Kosovës.

    “Kjo është grabitje e organizuar e parasë publike, e cila i kushton qytetarëve dhe e zhyt ekonominë në krim dhe korrupsion”, thotë Maxhuni.

    Organizata INPO ka analizuar trendin e kontratave të nënshkruara përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2024 në të gjitha Autoritetet Kontraktuese në Kosovë. 161 kontrata me vlerë 15,817,596.99€ janë nënshkruar gjatë kësaj periudhe. Krahasuar me TM2 2024, vlera e përgjithshme e kontratave të nënshkruara përmes procedurave të negociuara pa publikimin e njoftimit për kontratë është rritur për 64%./ Front Online /

     

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri nënshkrimin e kontratave një burimore i sheh për keqpërdorimin e parasë publike. Shatri thotë se këtë gjë...
    Lajme18 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka njoftuar se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. “Eksplodim i kazanit “bojleri...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka akuzuar pushtetin aktual për korrupsion. Ai thotë se implementimi i...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Sot do të mbahet diskutimi “10 vjet nga Procesi i Berlinit: Arritjet, mundësitë (e humbura), rruga përpara”. Aty pritet të marr pjesë...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ngjarjet e datës 18 tetor: Prokuroria Themelore në Pejë organizon tryezën me temën “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave...
    Lajme18 Tetor 2024
    Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për...
    Lajme17 Tetor 2024
    E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi është shprehur se ka vetëm një ëndërr, dhe ajo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.