Nathan Bagali, një sportist australian që ka fituar dy medalje argjendi në Lojërat Olimpike 2004 dhe vëllai i tij janë arrestuar në Australi.
Kjo për shkak se ata tentuan të kontrabandonin kokainë me vlerë prej 200 milionë dollarë, shkruan FrontOnline.
Pas një seance tetë orëshe, një gjykatë në Brisbane i shpalli të dy fajtorë për kontrabandim të 650 kilogramve kokainë në vitin 2018 në Australi.
Nathan është tre herë kampion i botës në kajak.
Ai kishte disa herë probleme në karrierën e tij, duke përfshirë këtu edhe skandalin me teste steroide në vitin 2005.
Të dy vëllezërit Bagali përballen me burgim të përjetshëm për shkeljen e ligjit./FrontOnline/