Gjatë ditës së sotme njësitë e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore në rajonin e Vitisë.
Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës thuhet se njësite kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.
“Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12,000 mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku.
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nën udhëheqjen e Prokurorit kujdestar pas intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera”, thuhet në njoftim./Front Online