×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Konsumimi i arrave çdo ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit

    FrontOnline
    04 Shtator 2021

    Studimi, i publikuar në ‘Journal of the American Heart Association’, tregoi se përfshirja e arrave në dietë mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit LDL, të cilin njerëzit shpesh e quajnë kolesterol “i keq”. Konkretisht, studimi tregon se konsumi ditor i arrave për një periudhë dy vjeçare ul veçanërisht nivelin e kolesterolit, transmeton FrontOnline.

    Kjo vlen për të rriturit e moshuar. Numri i përgjithshëm i grimcave LDL të lidhura me arteriosklerozën, e cila ndodh kur depozitat e yndyrës grumbullohen në arteriet, është ulur. Dr. Emilio Ross, një nga autorët e studimit, vuri në dukje përfitimet e shumta të arrave.

    “Arrat kanë një përbërje optimale ushqyese, duke përfshirë sasi të konsiderueshme të acidit alfa-linolenik, acide yndyrore omega-3 të bimëve, polifenole dhe fitomelatonin. Konsumimi i rregullt i arrave jo vetëm që do të ulë nivelet e kolesterolit LDL, por do t’i bëjë grimcat LDL më pak të prirura për të hyrë arteriet”.

    Studimi përfshiu 636 pjesëmarrës të moshës 63 deri në 79 vjeç. Rreth gjysma e tyre morën ilaçe për të ulur presionin e lartë të gjakut, i cili është tipik për këtë popullatë. Statinat, ilaçet për uljen e kolesterolit, u morën nga 32 për qind e tyre. Një grup nuk konsumoi arra, ndërsa tjetri shtoi gjysmë filxhan arra të papërpunuara në vaktet e përditshme.

    Pjesëmarrësit që hëngrën arra ulën nivelin e kolesterolit LDL me një mesatare prej 4.3 miligramë për decilitër (mg / dl) dhe kolesterolit total me një mesatare prej 8.5 mg / dl. Ata gjithashtu reduktuan numrin e grimcave totale të LDL me 4.3 për qind dhe grimcat e vogla të LDL me 6.1 për qind./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se sot kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,...
    Vip27 Nëntor 2024
    E tërhequr për më shumë se një vit nga paraqitjet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.