×
  • Lajme
  • Lajme

    Konsultimet për formimin e qeverisë, Kurti takoi edhe Damkën

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka nisur takimet dhe konsultimet për formimin e Qeverisë, me komunitetet joshumicë që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    Sot, ai ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, i cili aktualisht është edhe ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal.

    Lidhur me takimin, detaje ka dhënë Zyra e Kryeministrit.

    “Ky takim u mbajt në kuadër të konsultimeve me partitë politike të komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përgjatë ditës kryeministri do të zhvillojë takime edhe me drejtues dhe përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë transmeton Klankosova.tv

    “Bashkë diskutuan për hapat përpara për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kryeministri Kurti falënderoi z. Damka për punën si ministër i kabinetit në këtë mandat të plotë të qeverisë dhe për bashkëpunimin e afërt si në qeveri ashtu edhe në kuvend. Të dyja palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim”, thuhet tutje në njoftim

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.