×
  • Lajme
  • Lajme

    Konrad: Shpresoj që sot në Bruksel të merren vendime të mira

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, në një intervistë për mediat serbe deklaroi se është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohen dhe shton se pret që sot në Bruksel të merren “vendime të mira”, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dinarin në mënyrë që “njerëzit mund të jetojnë jetën e tyre”, transmeton FrontOnline.

    Ajo thekson se është shumë e rëndësishme që marrëveshjet të zbatohen.

    “Kjo vlen për Brukselin e vitit 2013 dhe për marrëveshjet që janë lidhur më pas, dhe sigurisht për vendimet e marra në Bruksel gati një vit më parë, si dhe për ato në Ohër”, thotë Konrad.

    Sipas saj, kjo është e rëndësishme për të gjithë në Kosovë dhe Serbi, dhe tani veçanërisht për ata që jetojnë në Veri të Kosovës, sepse siç thekson ajo, normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do t’ua lehtësojë jetën shumë njerëzve në rajon por gjithashtu do të kontribuojë në çdo zhvillim të ardhshëm.

    “Ne shohim se tensionet e vazhdueshme nuk janë të mira për asnjë palë, veçanërisht jo për njerëzit që jetojnë atje, duhet të ketë pasoja për moszbatimin e marrëveshjeve dhe mendoj se duhet të jenë në qendër të vëmendjes, ata që marrin vendime politike në progres në zbatimin e marrëveshjeve”, deklaroi Konrad./FrontOnline/

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.