Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se ka shqyrtuar të gjitha ankesat e kandidatëve që kanë aplikuar për rekrut në FSK.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se, bordi ka vendosur që të ju pranohen ankesat e një pjese të kandidatëve.
Tutje është bërë e ditur se, kandidatëve që ju është refuzuar ankesa duhet të vijnë personalisht në zyrën e rekrutimit për ta marrë vendimin me shkrim.
Këtu mund ta gjeni linkun e atyre që ju është pranuar edhe atyre që nuk i është pranuar ankesa.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Bazuar në Rregulloren e Rekrutimit 03/2020, Bordet, bazuar në Neni 37 dhe 38 kanë shqyrtuar të gjitha ankesat e kandidatëve për rekrut në FSK dhe pas shqyrtimit, Bordi ka vendosur që të ju pranohen ankesat e një pjese të kandidatëve (më poshtë gjeni listën dhe datën e testimit), si dhe listën e kandidatëve që ju është refuzuar ankesa. Kandidatëve që ju është refuzuar ankesa duhet të vijnë personalisht në zyrën e rekrutimit për ta marrë vendimin me shkrim.
LINK: https://mod.rks-gov.net/?page=1,713
Shënim:
Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit!