Ish-ministri i MPJ-së, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë një emisioni televiziv, ka folur, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.
Ai ka folur edhe për postin e presidentit, pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend.
I pyetur se a do ta votojnë LVV-ja, Ramush Haradinajn, për president të vendit, Konjufca tha se nuk do ta votojnë Ramushin për president.
“Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka vota për ta bërë Ramush Haradinajn president”, tha shkurt ai.