Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë një debati televiziv, ka treguar gjendjen shëndetësore të Albin Kurtit i cili sot e ka konfirmuar se është infektuar me COVID-19, raporton portali FrontOnline.
Ai tha se gjendja shëndetësore e Kurtit është stabile.
“Po Kurti e ka shpjeguar se është infektuar me Covid, edhe deri tani gjendja e tij është stabile nuk po keqësohet, ai është vetëizoluar, gjendja e tij nuk është për tu shqetësuar po duhet trajtim”, tha Konjufca.