Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë se në rast që të gjitha partitë, përveç subjektit të tij, krijojnë një qeveri teknike atëherë do të kishte më shumë skandale.
“Nëse krijohet një qeveri nga të gjitha partitë, vjedhjet sikur ajo e Thesarit do të ndodhin më shpesh”, tha ai.
“Tash po i shohim skandalet cdo dy apo tre ditë. Kemi skandale të një pas njëshme. Por do të shtoheshin edhe më shumë. Kjo pasi këto parti janë të njëjtat që kanë sjellë Kosovën në këtë situatë me skandalet e tyre të njëpasnjëshme që 20 vite”, shtoi ai.