Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.
Konjufca në seancën konstituive të Kuvendit ka thënë se për të të gjithë deputetët do të jenë të barabartë.
“I falënderoj të gjithë që ma besuat këtë përgjegjësi, detyrën time do ta kryejë me nder dhe përkushtim. Për mua nuk do të ketë deputetë të asaj partie apo të kësaj, do të ketë vetëm deputetë të barabartë, sepse kështu jeni pasi jeni zgjedhur nga populli”.
“I falënderoj edhe të gjithë qytetarët për votat e dhëna, sepse pa qenë ata ne nuk do të ishim këtu dhe as nuk do të votonim këtu. Na prift e mbara dhe na presin shumë punë para”, ka thënë Konjufca.