×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takon ministrin e Arabisë Saudite, flasin për lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve në të dyja vendet

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Tawfiq Al-Rabiah.

    Sipas njoftimit, Konjufca i uroi mirëseardhje ministrit Tawfiq Al-Rabiah në vizitën e tij të parë në Republikën e Kosovës dhe shprehu nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Në takim u bisedua për disa çështje të interesit të përbashkët, duke përfshirë lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve në të dy vendet dhe qarkullimin e mallrave apo shërbimeve, për nevojën e formimit të delegacioneve të bizneseve si një mekanizëm për të nxitur rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ata poashtu diskutuan rreth përfitimit nga përvojat dhe kapacitetet në fushën e IT-së, si dhe për bashkëpunimin që mundëson në mënyrë sa më optimale ushtrimin e jetës shpirtërore të qytetarëve.

    “Në këtë kontekst, Tawfiq Al-Rabiah informoi mbi platformën e-Visa të Arabisë Saudite, si infrastrukturë digjitale që lehtëson procedurat e vizitave, prej të cilës përfitojnë edhe personat që vizitojnë këtë vend për të ushtruar rite fetare të jetës shpirtërore dhe besimit. Ai tha se Arabia Saudite, si në të kaluarën, do të vazhdojë ta mbështesë Republikën e Kosovës, me gatishmëri për të thelluar gjithnjë e më shumë marrëdhëniet e mira midis dy vendeve”, thuhet në njoftim.

    Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori Jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal bin Ghazi Hifzi si dhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me një valë kritikash nga miqtë e Kosovës pas publikimit të një...
    Lajme02 Janar 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Lajmin për Express...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...
    Lifestyle02 Janar 2025
    Ata që dëshirojnë të humbasin kilogramët e tepërt që janë shtuar gjatë sezonit të festave, nuk duhet të anashkalojnë mëngjesin, sugjerojnë shkencëtarët...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë pjesë sot në një ceremoni nderimi për Dëshmorët e Kombit, së bashku me...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Fundviti i shkuar Sali Berishën e gjeti të mbyllur mes katër mureve të banesës së tij. Gjykata e Posaçme me kërkesë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.