×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takon Gashin, flasin për perspektivën e përbashkët euro-atlantike

    FrontOnline
    20 Qershor 2024

    Në kuadër të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA), që u mbajt sot në Shkup, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

    Siç njoftojnë nga Kuvendi, në këtë takim homologët Konjufca e Gashi bashkëbiseduan për zhvillimet politike në të dyja shtetet, për bashkëpunimin e ngushtë që ekziston midis dy vendeve fqinje dhe po ashtu për perspektivën e përbashkët euro-atlantike.

    “Kryetari Konjufca uroi z. Gashi për detyrën e re në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke i dëshiruar suksese dhe duke i shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të ruajtur dhe avancuar më tej raportet e shkëlqyera ndërparlamentare.

    I pari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke falënderuar kryetarin Konjufca për pjesëmarrjen e tij në punimet e sotme të SEECP-së, shprehu përkushtimin për të kontribuuar në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si shembull i marrëdhënieve të ngushta e i miqësisë midis vendeve që ndajnë aspirata të përbashkëta”, thuhet në komunikatën për media.

     

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme27 Qershor 2024
    Ka nisur puna në Shërbimin e PET-CT-së, në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik...
    Lajme27 Qershor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministrit i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku,...
    Lajme27 Qershor 2024
    Deri më tani janë bërë 1 mijë e 560 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri të vendit. Kështu për Klankosova.tv ka...
    Të tjera
    Lajme27 Qershor 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi institucionet serbe kanë ndaluar festivalin “Mirëdita, dobar dan” sot në...
    Lajme27 Qershor 2024
    Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, Blerta Deliu-Kodra dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ishin të pranishme në konferencën rajonale në Petrovac të...
    Lajme27 Qershor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës serbe, nuk do t’u humbiste mandati...
    Lajme27 Qershor 2024
    Driton Selmanaj, gjatë një konference për media, ka thënë se LDK e lëshoi sallën e Kuvendit pasi pushteti ishte i gatshëm të...
    Lajme27 Qershor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të deputetit të VV’së, Dimal Basha, ndaj juristes së medias dhe mediave. AGK...
    Kronika27 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 korrik ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nën dyshimin se një person, S.L.,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.