Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca është takuar sot me ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze.
Sipas Kuvendit të dy shfaqën shpresë për përmbylljen e suksesshme me zgjedhjen e Presidentes së re.
Njoftimi i plotë nga Kuvendi:
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze.
Ambasadori Benscze ka përgëzuar z.Konjufca për detyrën e re. Të dy palët kanë shfaqur shpresën se ky proces do të përmbyllet suksesshëm me zgjedhjen e presidentes së re të vendit.Kryetari Konjufca ka falënderuar Hungarinë për ndihmën që ia ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, duke përmendur kontributin e saj edhe para vitit 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e mbështetjes së mëtejme.
Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në menaxhimin e pandemisë.Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.