×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Skenari i Banjskës identik me pushtimin rus të Krimesë

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist të një viti më parë në Banjskë, nga një formacion paraushtarak serb dhe skenari i kësaj ngjarje është identik me pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014.

    Konjufca shtoi se as Rusia nuk ka hequr dorë nga bota ruse e as Serbia nuk ka hequr dorë nga bota serbe. Konjufca deklaroi se trupat paramilitare serbe të mbështetura nga Serbia e synuan në mënyrë të hapur aneksimin e veriut e Kosovës.

    Konjufca tha se Beogradi është “kryeqyteti i dytë i Rusisë brenda Evropës” tek konferenca “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.

    Sipas tij, përpjekja për destabilizm në Bosnjë dhe Hercegovinë, refuzimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovë dhe sulmi terrorist në Banjskë tregojnë për qëllimin e vërtet të Serbisë, e që nuk është qëllim normal, është qëllim i federatës ruse.

    “Kur agresoni rus në Ukrainë ka mbushur 2 vjet, pasojat kanë ndikuar në kontinentin evropian, në sigurinë e Botës Perëndimore. Për shkak të mosdhënies se një përgjigje të vendosur ndaj Rusisë për pushtimin e Krimesë dhe trajtimin e Rusisë si partner despotik, sot e kemi një luftë në Evropë. Precedenti i luftës në Ukrainë do të ndikojnë në shekullin në vijim se si do të zhvillohet Evropa. Në kontekstin tonë rajonal dhe ballkanik, agresioni rus e paraqet aktin e parë të një strategjie të një destabilizini më të gjerë të Ballkanit, ku Serbia si një zgjatje e Rusisë do të ishte kapitull i dyte i kësaj strategjie. Termi bota serbe është kopjim identik i botës ruse. Sulmi terrorist qe ndodhi ne Banjskë ishte një kopje identike e Rusisë. Për ata që nuk e shohin të mirëqenë krahasimin e Rusisë me Serbinë zakonisht e përmendin faktin qe Serbia po çon armë në Ukrainë por këtu anashkalohet fakti që Serbia nga ky biznes fitoi mbi 1 miliardë euro, ky nuk është donacion dhe jam i bindur se kjo është koordinuar me Rusinë. Serbia nuk ka qenë kurrë një kështjellë me të cilën është mbrojtur demokracia perëndimore. Në këtë luftë të Ukrainës për mbrojtje të sovranitetit të vet, Serbia nuk është aleat i Ukrainës, por thjeshtë po përfiton nga kjo situatë. Serbia nuk e ka dënuar asnjëherë agresionin rus mbi Ukrainën por nuk ka pranuar as të vendos sanksione Federatës ruse. Beogradi si kryeqytet i dytë i Rusisë brenda Evropës”, vijoi Konjufca, raporton Dukagjini

    Konjufca shtoi se lufta në Ukrainë është edhe luftë e Perëndimit dhe BE-së për mbrojtjen e rendit demokratik dhe stabilitetit të Ballkanit.

    “Lufta në Ukrainë është edhe luftë e Perëndimit dhe BE-së për mbrojtjen e rendit të vet demokratik dhe stabiliteti i Ballkanit do te varet se a do të ndërtohet ai mbi parimet demokratike dhe mbi vlerat evropianizuese apo mbi interesat parciale, ekonomike, shkurtpamëse sic ishin ato të vitit 2014 e cila Rusisë ia mundësoi një konsolidim për ta shkaktuar një luftë shumë më të madhe sesa invazioi i paprovokuar dhe i shkallës së gjerë mbi Ukrainën”, theksoi Konjufca.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.