Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë një emisioni televiziv ka folur për vendimin e gjykatës Kushtetuese që pritet ta marrë këto ditë lidhur me votën e deputetit Etem Arifit për Qeverinë “Hoti”.
Ai tha se e kanë quajtur qeverinë “Hoti”jolegjitime për shkak të votës së Arifit e cila nuk ka pasur legjitimitet.
“Po ne pikërisht që kemi qenë të bindur se ajo ka qenë votë jolegjitimie kjo ka qenë edhe një prej arsyeve që iu kemi drejtuar Qeveris “Hoti” me Qeveri jolegjitmi për shkak të kësaj vote. Vota e deputet Arifi ka qenë jolegjitme pasi që ai ka qenë në një proces gjyqësor dhe kjo e nënkupton ushtrimin e detyrës së tij kur është votuar Qeveria. Gjykata Kushtetuese nuk ka se si t’i ikë kësaj të vërtete” tha ai.