Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim koordinatoren për zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson.
Në këtë takim Konjufca u diskutua për nevojën e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe programeve të zhvillimore të OKB-së në Kosovë.
“Të dyja palët ishin të një mendje mbi rolin dhe rëndësinë e Kuvendit si institucion i cili përmes legjislacionit mund të ndihmojë në harmonizimin e prioriteteve zhvillimore dhe reformuese të Kosovës me prioritetet e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat prioritete promovohen nga ekipi i kësaj organizate dhe agjencive të saj në Kosovë
Çështje si luftimi i varfërisë, promovimi i barazisë gjinore, ngritja e nivelit të mirëqenies sociale, ngritja e cilësisë së arsimimit, zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor etj., ishin aspekte për të cilat kryetari Konjufca dhe koordinatorja Richardson u pajtuan se duhet të jenë prioritet i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Kryetari Konjuca e siguroi Richardson se shumë nga prioritetet e promovuara prej saj kanë qenë dhe do të jenë pjesë e programit qeverisës të Qeverisë Kurti dhe në këtë kontekst mbështetja e Kuvendit me nisma legjislative dhe miratim ligjesh që mundësojnë realizimin e objektivave të tilla do të jetë e pashmangshme dhe e natyrshme.