×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbretërisë së Bashkuar

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,  Emma Lewell-Buck,  Fabian Hamilton,  Paul Foster dhe David Taylor, me të cilët diskutoi çështje të marrëdhënieve bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, për raportet të shkëlqyera dhe miqësore, si dhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, thuhet në njoftim për shtyp nga Kuvendi.

    Tutje bëhet e ditur se Konjufca i falënderoi mysafirët për vizitën dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e pakrahasueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në drejtim të Kosovës, si në të shkuarën ashtu edhe aktualisht, dhe theksoi se miqësia mes dy vendeve bazohet në këtë të shkuar, në vlerat, interesat dhe qëllimet e përbashkëta.

    Po ashtu, i njoftoi me çështje të aktualitetit, duke theksuar se bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar në sfera të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të sigurisë është një garanci e zhvillimit dhe sigurisë për Republikën e Kosovën, siç edhe për stabilitetin rajonal në një kohë shumë delikate pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke marrë parasysh ndërhyrjet ruse në rajon përmes shteteve të saj aleate.

    Deputetët e grupit laburist e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre për të forcuar edhe më tutje bashkëpunimin mes dy vendeve. Ata u shprehën se mbështetja ndaj Kosovës, ashtu si në të shkuarën, do të jetë e vazhdueshme dhe këmbëngulëse.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.