×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca pranon mirënjohje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, njëherazi deputet i zgjedhur i legjislaturës së ardhshme, Albert Kinollin, si dhe përfaqësues të komunitetit rom.

    Në kumtesën për media theksohet se Konjufca nga mysafirët pranoi Mirënjohje për Kontributin për Çështjen e Komunitetit Rom, të cilët i falënderoi dhe ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së angazhimit të përbashkët.

    Ai shtoi se duhet ta shtojmë edhe më tutje përkushtimin dhe angazhimin tonë për zhvillim gjithnjë e më të madh shoqëror dhe ekonomik në Kosovë, me përfshirje të gjithanshme e të gjithëmbarshme, në promovim të vazhdueshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, përkundër të gjitha formave të përjashtimit.

    Po ashtu, Konjufca solli në vëmendje se përfshirja e komunitetit rom, si dhe të gjithë komuniteteve joshumicë në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike është interes jo vetëm i këtyre komuniteteve, por i të gjithë shoqërisë sonë me aspirata të përparimit.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia” për 1 maj. Sipas njoftimit...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, bëri homazhe në Gllobar, Vërboc dhe Shtuticë...
    Lajme30 Prill 2025
    Një shpërthim ka ndodhur sot në parkingun e administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një mjet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se “e gjithë bota pret fitoren e PD në zgjedhjet...
    Opinione30 Prill 2025
    Opinion nga Sekretari I Përgjithshëm I RCC, Amer Kapetanović, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve Çdo vit, 1 Maji na fton...
    Lajme30 Prill 2025
    Një kompani pothuajse enigmatike, pa adresë dhe me vetëm dy punëtorë të regjistruar, ka realizuar qindra miliona euro fitim për 3 vjet...
    Lajme30 Prill 2025
    Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut pas paralajmërimit për shtrenjtim të më shumë se 20 produkteve bazë....
    Lajme30 Prill 2025
    Një ditë përpara seancës së nëntë për konstituimin e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, për RTV21 ka thënë se nuk është...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se vonesat në formimin e institucioneve janë pjesë e një strategjie...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.