Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje kanë mbajtur konferencë për medie ku kanë folur për 1 vjetorin e mbajtjes së zgjedhjeve , në të cilat LVV doli fituese.
Nënkryetar i VV-së Glauk Konjufca ka thënë se tashmë është bërë një vit që kur ka ndodhur revolucioni demokratik në Kosovë.
“Janë bërë një vit që kur ndodhi një revolucion demokratik në Kosovës, meqenëse populli i Kosovës përmes zgjedhjeve të lira, vendosi që partitë e pushtetit, atyre të PAN-it t’i zhvendos totalisht jashtë peshës së vërtet politike që kishin”, tha Konjufca para gazetarëve.
Mirëpo kjo siç tha Konjufca nuk zgjati shumë meqë erdhën në shprehje interesat e përbashkëta të PAN-it me LDK-në.
“Por menjëherë erdhën në shprehje interesat e përbashkëta të PAN-it me LDK-në dhe erdhi. Në krye të Kosovës duke e shkelur dhe devijuar vullnetin e popullit për ndryshime, një qeverisje në krye me Avdullah Hotin e cila nuk ka legjitimitet. Qytetarët nuk i besojnë kësaj qeverie, dhe rasti më ilustrativ se sa pak i besojnë qytetarët është rasti me keqmenaxhimin e pandemisë. Numri i rasteve ka shkuar në 278 brenda një dite dhe kjo tregon se qeveria nuk ka pasur asnjë planë me ballafaqimin me Covidit. Kemi pasur një qeveri, që ju ka qasë pandemisë në stilin do të kemi të sëmurë derisa të bien numrat vetvetiu”, theksoi Konjufca.
Ai tutje ka kritikuar Qeverinë Hoti që ka kthyer prapa vendimet e marra nga Qeveria Kurti.