Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se njerëzit që kanë probleme të mëdha me drejtësinë nuk e kanë problem të marrin pozita ne qeverinë Hoti.
Konjufca ka përmendur këshilltarin e ministrit të Drejtësisë, Enis Qerka i cili që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë, e që u shkarkua sot nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
“Njerëz të tillë, duke filluar prej komandant Ftyres e deri te ky i hetuari dhe i dyshuari për bartjen e 130 kilogramëve të drogës, i cili bëhet këshilltar i ministrit të Drejtësisë , të gjitha këto tregojnë se njerëzit që kanë probleme të mëdhaja me drejtësinë nuk e kanë problem me marrë pozita në qeverinë Hoti”, ka thënë Konjufca gjatë një konference për media.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka liruar nga pozita e këshilltarit Enis Qerkën, që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë.
Selimi ka shkruar në Facebook se këtë veprim e ka marrë pas raportimit të sotëm të mediave.