×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca për aktakuzat e Speciales: Kjo e sulmon luftën tonë për liri

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka folur për ngjarjet e fundit nga Gjykata Speciale ku po akuzohen ish-krerët e UÇK-së për krime gjatë luftës.

    Konjufca tha se këto aktakuza janë politike dhe sipas tij kjo është një dënim kolektiv pasi nuk është e ndërtuar sipas një gjuhe të ftohtë juridike që është neutrale ndaj zhvillimeve politike.

    “Është një aktakuzë politike. Duke filluar që në faktin se në atë aktakuzë që thuhet se brenda UÇK-së ka pasur ndërmarrje kriminale. Aktakuza është një dënim kolektiv. Nuk është e ndërtuar sipas një gjuhe të ftohtë juridike që është neutrale ndaj zhvillimeve politike. E sulmon luftën tonë për liri. Nuk lihet thjesht në horizontin e veprimeve individuale duke hetuar aspektet individuale të secilit prej të akuzuarve”, tha Konfjuca në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”.

    Tutje, ai theksoi se Gjykata Speciale ka një tentativë për ta konsideruar të gjithë UÇK-në një ndërmarrje kriminale dhe se nuk heton krime individuale.

    “Nëse lexohet mund të vërehet një horizont politik mbi emërtimin e UÇK-së. Nuk thuhet se kishte veprimtari kriminale nga individët por thuajse e emëron UÇK-në si një ndërmarrje të madhe kriminale. Kjo do të ketë dhe ndikim në luftën tonë për liri. Të gjithë e kanë thënë, edhe zyrtarë më të lartë të UÇK-së kur është intervistuar në të kaluarën se duhet të dallohet ekskluzivisht ajo që është përgjegjësi individuale dhe veprimtaritë në grup”, përfundoi Konjufca.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media, ka kërkuar shkarkimin e deputetes Fitore Pacolli...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.