×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca pas takimit me përfaqësuesit e partive: U caktuan ulëset, gjithçka shkoi mirë

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se në takimin me përfaqësuesit e partive u caktuan ulëset në parlament dhe se gjithçka shkoi mirë.

    “Në  këtë mbledhje caktohen ulëset e partive politike të prezantuara në Kuvendin e Kosovës dhe po ashtu bashkë me ta e diskutova skenarin, përmbajtjen e mbledhjes e cila e themelon legjislaturën e nëntë të Kuvendit tonë”, ka thënë Konjufca në konferencë për media.

    “Këto bëhen të gjitha në bazë të rezultateve të cilat i ka certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

    “Gjithçka shkoi mirë në këtë mbledhje, u caktuan ulëset, nuk ka ndryshim shumë të madh sa u përket ulëseve në Kuvendin e Kosovës, në mes ulet Partia me më së shumti ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, dy krahët e Kuvendit, krahu i majtë dhe krahu i djathtë, janë sic kanë qenë, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu u deklarua vetë. Ulet aty ku ka qenë në legjislaturën e tetë. Edhe pakicat me të njëjtën sipas të njëjtës radhë”.

    Ai tha se skenari pati ndryshime simbolike dhe se dallimet ishin tepër të vogla.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emisionin “Debat Plus” ka diskutuar lidhur me “bllokimin” e Kuvendit. Ajo ka thënë...
    Lajme23 Prill 2025
    Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus, Albert Krasniqi ka reaguar në lidhje me dështimin e radhës të seancës për konstituimin e Kuvendit....
    Lajme23 Prill 2025
    Arianit Koci, në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit Muhamet Lika, ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga deklaratat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte kritik të mërkurën ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky pasi tha se Ukraina nuk do ta njihte...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin...
    Lajme23 Prill 2025
    Shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të homologut të saj, Alexander...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, është duke  i vazhduar tubimet e tija me shqiptarë në kuadër të fushatës zgjedhore...
    Lajme23 Prill 2025
    Më shumë vransira parashihen mbi vend ditën e enjtë, e rrebeshet e shiut ka gjasa të shfaqen që nga orët e mëngjesit....
    Lajme23 Prill 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.