Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë një emisioni televiziv ka folur për vendimin e gjykatës Kushtetuese që pritet ta marrë këto ditë lidhur me votën e deputetit Etem Arifit për Qeverinë “Hoti”.
Ai tha se pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese për legjitimitetin e votës së deputetit Etem Arifi i cili ishte i dënuar kur u votua Qeveria “Hoti”, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Unë mendoj se duhet të shkohet në zgjedhje të reja nëse qeveria shpallet jolegjitime”, u shpreh Konjufca