Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke komentuar deklaratat e ish-ambasadorit, Richard Grenell, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti është shumë i zënë me proceset e reja dhe nuk ka kohë t’i kthejë përgjigje Grenellit.
Përveç kohës, Konjufca tha se më nuk është e rëndësishme që Kurti të merret me Grenellin, për të cilin tha se është marrë populli amerikan.
“Grenelli tash po ka kohë shumë, po shkruan, po Albini nuk po ka kohë për me ju përgjigj, së është shumë i nxanun, me proceset e reja tash. Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell. Gjëja më e rëndësishme është që u marr populli amerikan me të në zgjedhje edhe e ka vlerësuar kush me marr përgjegjësi të reja”, tha Konjufca.
Konjufca pati edhe një porosi për Grenell, ku tha se për të pasur sukses, ai do të duhej t’i ndërroj metodat.
“Karriera e tij nuk po e mendoj se ka përfunduar. Do të garojë për guvernatorë të Kalifornisë, kështu që i dëshirojmë të ketë punë të mbarë politike edhe për me deshtë me pas sukses t’i ndërrojë pak metodat, por fundja për këtë ne nuk jemi vlerësues, populli amerikan e vlerëson atë, jo ne”, u shpreh Konjufca në Përballje.
Ndryshe, Grenell përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se Kurti ka qenë kundër të gjithë veprimeve të arritura deri më sot për Kosovën nga ish presidentët e SHBA-së.
Grenell përmes një postimi tjetër në Tëitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, dhe kishte thënë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/