×
  • Sport
  • Sport

    Kongresi Afatmesëm, FIBA lavdëron FBK-në për Planin Strategjik 2021-2025

    FrontOnline
    04 Qershor 2021

    Është mbajtur Kongresi Afatmesëm i FIBA-së, ku nga Kosova kanë marrë pjesë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.

    Në përgjithësi morën pjesë 161 delegatë nga Federatat Nacionale, si dhe anëtarët e Bordit Qendror të FIBA-s, Drejtorët Ekzekutivë të FIBA-s nga pesë Zyrat Rajonale dhe Kryetarët e Komisioneve të FIBA-s. Kongresi ishte ‘Online’, përcjell FrontOnline.

    Delegatët dëgjuan raporte mbi aktivitetet e FIBA që nga gushti i vitit 2019, kur u zhvillua Kongresi XXI i FIBA-s në Pekin, Kinë.

    Kongresi Afatmesëm votoi për miratimin e një versioni të ri të Statutit të Përgjithshëm të FIBA-s me ndryshimet kryesore që synojnë të çojnë më tej udhëzimet gjinore në përputhje me strategjinë e Grave në Basketboll, të sqarojnë mundësinë për të mbajtur takime zyrtare përmes videokonferencave dhe të konfirmojnë se format elektronike të basketbollit, në veçanti esportet, janë brenda fushëveprimeve të FIBA-s. Rishikime të tjera në Statutin e Përgjithshëm u miratuan gjithashtu gjatë Kongresit.

    Andreas Zagklis, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, dha një raport gjithëpërfshirës mbi aktivitetet e FIBA-s dhe mënyrën se si FIBA i është përgjigjur pandemisë, së bashku me Objektivat Strategjikë të FIBA-s për 2019-2027, duke u përqendruar në aktivitetet aktuale në lidhje me tre përparësitë strategjike për 2019-2023: Federatat, Gratë në Basketboll dhe Zgjeroni Familjen së FIBA-s.

    FIBA ka lavdëruar FBK-në për punën e bërë, duke mos u ndaluar gjatë pandemisë, ku edhe pse u anuluan garat, Shtëpia e Basketbollit të Kosovës ka punuar për Planin Strategjik 2021-2025 dhe nuk është ndalur asnjëherë. Ky Plan Strategjik është bërë në bashkëpunim me FIBA-n dhe përmban planin e dejatuar për zhvillimin dhe masivizimin e basketbollit të Kosovës.

    Kësaj radhe delegat me të drejtë vote në Kongresin e FIBA-s ishte Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa si delegate e dytë ishte Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Çdo Federatë anëtare në FIBA përfaqësohej me nga dy delegatë në Kongresin e FIBA-s, ku vetëm njëri prej tyre kishte të drejtë vote./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova po luan ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve....
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Dardanët vijnë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Ka ngelur më pak se një orë që nga nisja e spektalit ‘prime’ të shout më të famshëm në vend, dhe jo...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Dardanët vijnë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka adresuar akuza “të rënda” ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeministrit...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga dega...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar “korrupsionin e Qeverisë në grantet e dhëna për familjarët e tyre, mafinë energjetike, rezervat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.