×
  • Lajme
  • Lajme

    Konflikti pas negociatave me Kurtin, Duda Balje shpërndan reagimin që thotë se Emilja Redzepi po i mohon boshnjakët e Gorës

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, ka shpërndarë një reagim të disa aktivistëve boshnjakë që kanë thënë se deputetja e zgjedhur Emilja Redzepi i ka mohuar boshnjakët e Gorës.

    Në këtë reagim kanë përmendur një deklaratë të Redzepit që thanë se e kanë dhënë në një emision në RTK2 që duke iu referuar Baljes si “dikush që nuk është boshnjak”.

    “Aktivistët dhe intelektualët boshnjakë nga Gora dënojnë ashpër mohimin e vazhdueshëm të boshnjakëve nga Gora që vjen nga kryetarja e NDS, Emilija Redzepi. Për ne boshnjakët nga Gora është e papranueshme të mohohet ndonjë boshnjak me origjinë nga Gora. Veçanërisht jemi të shqetësuar se kjo vjen nga ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, i ngarkuar me çështjet e komuniteteve joshumicë”, thuhet në këtë reagim të shpërndarë nga Balje.

    “Rexhepi shpesh i ka mohuar boshnjakët e Gorës gjatë mandatit të saj katërvjeçar. Demantimi i fundit publik ka ndodhur në emisionin “Poglavlje” në RTK2, në të cilin ajo ka thënë “se dikush që nuk është boshnjak” (duke iu referuar Duda Baljes) po e përdor çështjen e komunave për pozitë”.

    Në prag të zgjedhjeve të fundit, këta aktivistë thonë se Redzepi nga të gjithë politikanët boshnjakë, “bëri një xhiro më të madhe në Gorë”, duke kërkuar vota, ndërsa në listën zgjedhore të NDS-së ishin disa kandidatë nga Gora.

    “A do të thotë kjo se ajo i njeh boshnjakët nga Gora vetëm nëse ata mbështesin partinë e saj? Republika e Kosovës është shtet demokratik në të cilin çdo individ duhet të respektojë bindjet dhe ndjenjat kombëtare të çdo qytetari. Paralajmërojmë Emilja Rexhepin se mund të mbajë përgjegjësi para ligjit për deklarata të tilla. Boshnjakët janë një kategori kushtetuese dhe kështu do të jenë gjithmonë”.

    “Pas gjithë asaj që kemi kaluar, nuk do të lejojmë askënd të na mohojë, më së paku ata që gjatë viteve 1990 ishin në anën e politikave që kontribuan drejtpërdrejt në vuajtjet e boshnjakëve dhe shqiptarëve. Emilija Redžepi është personi i fundit që mund të flasë për origjinën e dikujt, veçanërisht për atë boshnjake. Boshnjakët në Gore nuk e mohojnë veten – ata e respektojnë njëri-tjetrin!”, vazhdon deklarata.

    Aktivistët boshnjakë u bënë thirrje të gjithë boshnjakëve në Kosovë dhe në rajon “që të na bashkohen dhe të dënojnë deklarata të tilla, të cilat synojnë të përçajnë trupin kombëtar boshnjak”.

    “Një gjë është e sigurt – boshnjakët e Gorës janë krenarë për identitetin e tyre por edhe sfidues”.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.