Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Shoygu, ku mes tjerash është diskutuar sulmi i Armenisë ndaj Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Ministria turke e Mbrojtjes, Akar dhe Shoygu shkëmbyen mendime mbi sulmin e Armenisë në Azerbajxhan, mbi çështjet e Idlibit, Libisë, çështjet e mbrojtjes, si dhe të sigurisë.
“Në bisedë nga ana e ministrit Akar u shpreh nevoja e dhënies fund të sulmeve të Armenisë në drejtim të vendbanimeve civile duke e shkelur armëpushimin, si dhe daljes nga tokat që i ka pushtuar, se Azerbajxhani nuk do të pres edhe 30 vite për zgjidhje, se Turqia është pranë Azerbajxhanit në operacionin e filluar për të rimarrë tokat e veta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Më tej, në njoftim thuhet se: “Akar gjithashtu në bisedë theksoi se Turqia ka përmbushur angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes së arritur më 5 mars 2020 për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Idlib, se Turqia vazhdon të tregojë përpjekje për kthimin vullnetar dhe të sigurt të njerëzve të pafajshëm, miqësinë historike 500 vjeçare, lidhjeve vëllazërore mes Turqisë dhe Libisë, se Turqia do të vazhdojë të tregojë përpjekje për stabilizimin e rajonit dhe se mbështet një Libi të qëndrueshme, të pavarur dhe sovrane në kuadër të rezolutave përkatëse të KS-OKB-së”.