Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai dyshohet se ka shitur barna të kontrabanduara.
I njëjti dyshohet se ka kryer vepren penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
“Lidhur me rastin përveq barnave pa banderola të Republikës së Kosovës janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.