×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen armë dhe municion në Pasjan

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Policia e Kosovës sot ka kryer një urdhërkontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, në fshatin Pasjan ku janë kontrolluar shtëpi dhe lokale përcjellëse, pronë e të dyshuarit S. P. me banim në fshatin Pasjan të komunës së Parteshit, nën dyshimin se është duke kryer veprën penale.

    Sipas komunikatës së Policisë, po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari me inicialet S.P.,ndërsa në shtëpinë e tij janë sekuestruar përkohësisht këto dëshmi materiale:

    Një (1) pushkë gjysmëautomatike

    • Njëzetetetë (28) fishekë të kalibrit 7.62 mm.
    • Një (1)pushkë gjuetie , e llojit ‘Farban’,
    • Një(1) Revolver i vjetër (jo funksional) .
    • Dy (2) Silinciator( shurdhues) .
    • Një(1) pjesë e drurit të pushkës së gjuetisë .

    Komunikata e Policisë:

    Sot Më 15 prill 2021, në intervalin kohor prej orës 09:05-10:15, Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve Rajonale në Gjilan, nën mbështetje të një ekipi të NJRSH – së në Gjilan, kanë ekzekutuar udhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, ku janë kontrolluar shtëpi dhe lokale përcjellëse, pronë e të dyshuarit S. P. me banim në fshatin Pasjan të komunës së Parteshit, nën dyshimin se është duke kryer veprën penale:

    “Importi, furnizimi , transportimi , prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve dhe materie plasëse”.

    Gjatë kryerjes së udhërkontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar përkohësisht këto dëshmi materiale :

    • Një (1) pushkë gjysmëautomatike
    • Njëzetetetë (28) fishekë të kalibrit 7.62 mm.
    • Një (1)pushkë gjuetie , e llojit ‘Farban’,
    • Një(1) Revolver i vjetër (jo funksional) .
    • Dy (2) Silinciator( shurdhues) .
    • Një(1) pjesë e drurit të pushkës së gjuetisë .

    Të gjitha dëshmitë e sipërshënuara, janë mbajtur pa leje valide nga i dyshuari S. P.

    Pas kryerjes së urdhërkontrollit, i dyshuari S.P., është sjellë në zyrat e hetimeve rajonale në Gjilan ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sipërshënuar , në prezencë të mbrojtësit e tij të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Për të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit , i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt,

    Ndaj të dyshuarit është paraqitur kallëzim penal, për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’./Front Online

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.