Të dielën në mbrëmje janë konfiskuar 910 fishekë në pikën kufitare në Merdarë.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se në dalje të RKS-së gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62 milimetra. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.