Për javë të tëra është përfolur se kush do të jetë prezantuese e “Big Brother VIP 2”.
Këto thashetheme në mediat rozë kanë ardhur si pasojë e një lajm lidhur me moderatoren Arbana Osmani, e cila u përfol se ka pasur disa konflikte me Lori Hoxhën. Madje, u tha se shkak është bërë Bora Zemani, pasi i ka zënë vendin Arbanës.
Por mesa duket asgjë nuk është e vërtetë.
“Big Brother Vip Albania 2” do të fillojë së shpejti dhe moderatore do të jetë sërish Arbana.
Ende nuk dihet se kush do të jenë banorët e rinj.