Komediani Colin Jost, burri i yllit të “Black Widow”, Scarlett Johansson, ka zbuluar se një fëmijë tjetër po mbërrin në familjen e tyre.
Colin Jost, gjatë performancës së tij stand-up në “Ridgefield Playhouse” në Connecticut, konfirmoi spekulimet se si aktorja e bukur po pret një fëmijë tjetër, transmeton FrontOnline.
“Ne do të kemi një fëmijë, ne jemi shumë të emocionuar”, u tha ai të pranishmëve, çka është një konfirmim i spekulimeve të shumta në lidhje me shtatzëninë e aktores së famshme.
Në korrik, u shkrua se Scarlett dhe Colin ishin në pritje të një fëmije.
Scarlett u martua fshehurazi me yllin 39-vjeçar të “Saturday Night Live” në nëntor 2020, pas një lidhje trevjeçare.
Nga ana tjetër, Johansson tashmë ka një vajzë gjashtë-vjeçare Ruz nga martesa e saj e mëparshme me francezin Romain Doriac.
Aktorja filloi thashethemet për shtatzëninë kur humbi disa aktivitete promovuese të lidhura me filmin “Black Widow”. Në vend të kësaj, aktorja e nominuar për Oscar kishte paraqitje promovuese përmes Zoom, duke u shfaqur praktikisht në “The Tonight Show” për të folur me Jimmy Fallon më 21 qershor dhe u filmua vetëm deri në bel./FrontOnline/