Liverpooli do të jetë nikoqir i Crystal Palacet më 23 maj në “Anfield” para dhjetë mijë tifozëve.
Ndërkaq, rivali lokal i Liverpoolit, Evertoni do të përballet me Wolverhamptonin në “Goodison Park” para 6500 tifozëve në “Goodison Park”, shkruan FrontOnline.
Premierliga ka vendosur që javën e parafundit në mesjavë t’i zhvillojë ndeshjet me tifozë.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri anglez, Boris Johnson.
Stadiumet do të rihapin dyert duke nisur nga data 17 maj dhe klubeve të Premierligës do t’u lejohen që të kenë në stadiume deri në 10 mijë spektatorë./FrontOnline/