Destan Bajselmani do të jetë prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës.
Ish-futbollisti i Shqipërisë U21 ka vendosur që të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes nga muaji qershor, shkruan FrontOnline.
Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet te Zwolle në Holandë, tashmë ka marrë ftesë nga “Dardanët”.
Ai do të jetë në listën e të ftuarve të Kosovës për ndeshjet e muajit qershor ndaj Maltës.
Bajselmani ka hedhur hapat e parë te skuadra e të rinjve të Twentes, ndërkohë që në 2015 kaloi te Zwolle, ku pas pesë viteve në grupmosha, vitin e kaluar kaloi në skuadrën e parë ku ka treguar paraqitje të mira./FrontOnline/