Leon Dajaku ka rezultuar pozitiv në testin e tij të fundit për virusin korona.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman, Union Berlin, aty ku Dajaku aktivizohet, shkruan FrontOnline.
Dajaku ka qenë që një kohë i lënduar, derisa tani ai është karantinuar.
Futbollisti nga Kosova pas shërimit nga COVID-19, do të vazhdojë me rehabilitimin nga lëndimi./FrontOnline/