Pas Konferencës së sotme nga Gjykata Speciale për procesin ndaj Thaçit, Veseli, Krasniqit e Selimit, prokurorja ka propozuar datën e Konferencës së radhës.
Clare Melany Lawson ka propouar që pas një muaji, përafërsisht në mes të dhjetorit të vazhdohet me konferencën e radhës.
Por, kjo seancë nuk do të pengojë apo ndalojë kërkesën e avokatëtve për lirimin me kusht të klientëve të tyre. Sipas avokatëve, seanca për aplikimin për liri me kusht për klientët e tyre mund të mbahet më herët.