NATO/KFOR ka organizuar një konferencë për gratë, paqen dhe sigurinë.
Në diskutimin që u mbajt virtualisht, kryekuvendarja Vjosa Osmani, mbajti një fjalë rasti.
Osmani tha se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e rolit të gruas, derisa inkurajojë gratë dhe vajzat e reja që të ndjekin studimet në fushën e sigurisë.
“Kurrë mos pranoni të thonë se kjo punë është për burra. Është puna jonë. Nuk mund të arrihet paqe në botë nëse lihet mbrapa gjysma e shoqërisë”, theksoi ajo.
Fjalimi i saj i plotë:
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/768489523697660/