Në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë, ishte planifikuar një sulm terrorist.
Cak ishin goxha shumë persona që do të merrnin pjesë në koncertin e këngëtares së njohur Taylor Swift.
Por, agjencitë ndërkombëtare të Inteligjencës dhe policia austriake e parandaluan më të keqen.
Si i dyshuar ishte arrestuar një 19 vjeçar, shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Në emër të Shtetit Islamik (IS), ai bashkë edhe me një 17-vjeçar donin të shkaktonin sa më tepër gjakderdhje.
Sipas medias në Austri, shqiptari bashkë me bashkëpunëtorin e tij, kishin në planin të kryenin sa më tepër vrasje në mesin e 20 mijë fansave të pop yllit.
19 vjeçar deklaroi se krimin synonte ta kryente me një armë therëse dhe në fund ta hidhte vetën në erë me bombë.
Sulmi i planifikuar në koncertin e Taylor Swift, i dyshuari shqiptar nga Maqedonia e Veriut