Audi ka konfirmuar më parë tre vetura të reja konceptuale që do të zbulohen në 12 muajt e ardhshëm. Krye projektuesi i Audi Mark Lichte i përshkruan këto makina si një vështrim në drejtimin e ardhshëm të markës.
Nënkryetari i Audi-t, Henrik Wenders e quan koleksionin e koncepteve “sfera që ofrojnë përvoja unike të klasit të lartë”, duke treguar emrat e tre automjeteve: Skysphere, Grand Sphere dhe Urban Sphere, transmeton FrontOnline. Të tre do të njoftojnë një epokë të re të dizajnit për markën, e autorizuar nga Lichte – e cila ka qenë në A
udi që nga viti 2014.
Funksionet e autonomisë dhe inteligjencës artificiale do të luajnë role kyçe në këto automjete sipas Lichte “Ata do t’ju njohin, do t’ju dëgjojnë dhe do t’ju lexojnë dëshirat në sytë tuaj. Dhe ata do të dinë se çfarë ju pëlqen dhe ku mund ta gjeni”, shpjegon Lichte.
Skysphere përshkruhet si një makinë shoferi me aftësi autonome. Emri sugjeron që është një kabriolet, dhe përmasat zbulojnë një makinë të madhe sportive me një front të gjatë. Siç pritej, SkySphere është i pari nga ky varg konceptesh që u shfaq në publik.
Sipas njoftimeve nga fabrika, Skysphere është frymëzuar nga ish -modeli luksoz Horch 853A, me një brendshme luksoze me materialet më cilësore dhe teknologjinë më moderne (së bashku me sistemin e drejtimit autonom).
Sigurisht, ky është një automjet me motor elektrik, këtu me 624 kuaj fuqi dhe 750 Nm çift rrotullues. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 4 sekonda, ndërsa autonomia është 500 km./FrontOnline/