Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka publikuar udhëzuesin përfundimtar (final) për mbrojtje nga pandemia Covid 19 gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Edicioni i tretë i këtij udhëzuesi vlen për sportistët dhe zyrtarët, të cilët janë të obliguar të ndjekin të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos sansionohen nga organizatori i LO Tokio 2020, përcjell FrontOnline.
Ndjekja e rregullave për sportistët do të bëhen bazuar edhe në sportet që zhvillojnë.
Disa prej rregullave mund t’i gjeni si në vijim:
– Mbaje në minimum interaksionin me të tjerët dhe mos harro ta vësh maskën
– Shmangia e kontaktit fizik, përfshirë përqafimet dhe shtrëngimin e duarëve
– Mbajë dy metra distancë nga sportistët dhe së paku një metër nga të tjerët, përfshirë në hapësirat operacionale
– Shmangia e hapësirave të mbyllura dhe turmave ku është e mundur
– Përdorni transportin e dedikuar për Lojëra. Mos përdorni transportin publik, përveç nëse është e vetmja mundësi për të arritur në vendndodhje të caktuara, si psh. vendet e largëta.
– Shkarkoni aplikacionin për raportim shëndetësor (OCHA) në telefonin tuaj, i cili mund të përdoret për të përkrahur masat kundër Covid 19
– Bëjë testin dhe sigurohu për të dëshmuar rezultatin negativ para se të niseni për në Lojëra. Ju do të testoheni sërish kur të arrini në aeroportin e Japonisë.
– Do të bëni rregullisht testin për Covid gjatë Lojërave, sipas kërkesave të rolit tuaj
– Nëse dilni pozitiv në test, do të duhet të izoloheni
– Mbajtja e maskës në fytyrë tërë kohën
– Përkrahja për sportistët duke i duartrokitur, pa kënduar ose brohoritur.
Udhëzuesi është i qasshëm në këtë link: Udhezuesi 3.