Klubi i Gjilanit e ka nisur vrullshëm punën para fillimit të edicionit të ardhshëm.
Në rrjetin social “Facebook”, klubi nga Anamorva ka bërë me dije se faza përgatitore e skuadrës nis më 25 qershor, shkruan FrontOnline.
Klubi gjilanas gjithashtu ka konfirmuar se futbollistët Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç kanë ndarë rrugët me klubin.
Sa i përket ardhjeve, Gjilani deri më tani ka konfirmuar transferimet e Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Agustin Torassa, ndërkohë nga huazimi janë rikthyer Petrit Terziu, Albin Halimi, Qëndrim Ismajli dhe Muhamed Dubova.
Gjithashtu, Rafet Prekzi, trajneri i njohur kosovar, është emëruar në postin e drejtorit sportiv, kurse Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e drejtorit teknik.
Nga ana tjetër, Drilon Sylejmani do ta drejtojë departamentin sportiv të klubit me postin e Menaxherit të Përgjithshëm./FrontOnline/
https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.151514755434549/889747981611219/