Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 42 raste të reja me Covid-19 në vend.
Sipas njoftimit, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste në 24 orët e fundit.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.