×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat në të cilat do të ketë orë policore sonte

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka miratuar dje masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Këto masa do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00. Në disa komuna, nga sonte do të kufizohet edhe lëvizja.

    Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

    Në komunat që ndodhen në zonën e kuqe, siç janë Prishtina, Podujeva, Ferizaj, Gjakova, Gjilani, Peja, Fushë Kosova, Novobërda, Shtimja dhe Obliliqi, do të ketë edhe kufizim të lëvizjes.

    Me mesat e reja, në këto komuna, ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme.

    Me vendimin e Qeverisë, ndalohen edhe hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç: personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve, qytetarëve për nevoja emergjente dhe operatorëve që kryejnë punë publike.

    Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;

    Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti.

    Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

    Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes.

    Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

    Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

    Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Lajme02 Janar 2025
    Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku qytetarët po presin deri...
    Lajme02 Janar 2025
    Karatisti Elhami Shabani ka ndarë përvojat e tij të vështira dhe të veçanta gjatë karrierës së tij, të cilat kanë formuar karakterin...
    Lajme02 Janar 2025
    Karatisti i njohur, Elhami Shabani, ka pasionin dhe përkushtimin e një sportisti që ka kaluar nëpër shumë sfida për të arritur sukses....
    Lajme02 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP në lidhje me certifikimin e Listës Serbe....
    Lajme02 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me një valë kritikash nga miqtë e Kosovës pas publikimit të një...
    Lajme02 Janar 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Lajmin për Express...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.