×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Komuna zvicerane heq taksat për banorët

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Letërnjoftimi falas, dëshmia e të dhënave personale falas: komuna Brislach në kantonin Baselland nga viti 2021 do të heqë taksat për banorët e vet, duke bërë kështu një akt unik në Zvicër.

    Se çfarë do të thotë kjo, ja një shembull: Letërnjoftimi, normalisht kushton 65 franga për të rriturit dhe 30 franga për të miturit, shkruan 20 minuten.

    Sipas një njoftimi për media që komuna ka shpërndarë të mërkurën, edhe pagesa për të aplikuar për autoshkollë ose konfirmimi i të dhënave personale për kompanitë e sigurimeve nuk duhet të kushtojnë më asnjë rapi.

    “Është e bezdisshme që akte zyrtare si këto janë ende të nevojshme në ditët e sotme”, shkruan komuna, transmeton albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse këshilli lokal ka vendosur të heqë taksat që nga 31 dhjetori i këtij viti.

    Megjithëse në këtë mënyrë komuna humbet të ardhura vjetore prej 8.000 deri në 10.000 franga, ajo ka vendosur t`u ofrojë banorëve “një të mirë unike”.

    Në të kundërt, taksat stimuluese duhet të vazhdojnë të paguhen, siç është ajo për grumbullimin e mbeturinave.

    Kancelaria Federale jep pëlqimin për letërnjoftim falas

    Duke qenë se pagesa e vetëm disa prej taksave është në kompetencë të bashkisë, komunarët nuk ishin të sigurt se si është puna me letërnjoftimet.

    Për këtë arsye ata fillimisht i janë drejtuar kantonit dhe më pas Kancelarisë Federale, përcjell albinfo.ch. Në Bernë, ata më në fund morën dritën jeshile, thonë në komunë. Këshilli bashkiak nuk është në dijeni që ndonjë komunë ose qytet tjetër në Zvicër të ketë ndërmarrë një hap të tillë si në Birslach.

    “Në vitet e fundit ne si komunë kemi regjistruar disa llogari pozitive,” thotë kryebashkiaku Hannes Niklaus. Prandaj deshëm t’i jepnim diçka në kthim popullatës, pa ulur taksat.

    Për më tepër, sot shumë gjëra bëhen në internet, kështu që puna që merr përpilimi i faturave ndonjëherë është më e madhe se përfitimi prej tyre, përcjell albinfo.ch. “Kështu, ne po e bëjmë një të mirë për vete dhe në të njëjtën kohë po përfitojnë të gjithë”, thotë Niklaus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell, teksa temperaturat do të shkojnë deri në -4...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Sara ka dhuruar spektakël sonte, me një performancë të papritur. E gjitha ndodhi gjatë një sfide dhe si dënim nga Xuxi mori...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.