×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Komuna Prizrenit anulon tenderin në fshatin Zym, i shpallur 6 ditë para zgjedhjeve

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Komuna e Prizrenit ka anuluar tenderin për ndërtimin infrastrukturës, rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve  në fshatin Zym të Hasit. Ky tender mbi 100 mijë euro ishte shpall më 11 tetor të këtij viti, vetëm 6 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend, raporton “Front Online”.

    Në njoftimin e publikuar në platformën elektronike të Prokurimit Publik thuhet se në këtë proces të prokurimit ka konkurruar vetëm një kompani e cila ka ofruar çmim dukshëm më të lartë se sa mjetet e destinuara për këtë projekt.

    “Seferi CO nga Suhareka ka ofertuar me çmimin prej 140,477.39 euro, ndërsa vlera e parashikuar është 102.000.00 euro, pra ka ofertuar me vlere prej 38,477.39 euro nga vlera e parashikuar” thuhet në njoftimin për anulim të komunës së Prizrenit, raporton “Front Online”.

    Aty më tutje thuhet se nëse kompania beson se Autoriteti Kontraktues, gjatë procedurës së prokurimit publik, ka shkelur LPP apo rregullat e zbatueshme, ka të drejtë te parashtroni ankese pranë Autoritetit Kontraktues.

    “Edhe nëse nuk kemi qene në gjendje t`i përdorim shërbimet tuaja kësaj here, besojmë se do të vazhdoni të shfaqni interesim për nismat tona të ardhshme të prokurimit” thuhet më tutje në njoftim, raporton “Front Online”

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Nexhmie Gori, kryetare e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, ka theksuar se rritja e pagave është një hap i nevojshëm për motivimin...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë ambasadori i ShBA-së...
    Të tjera
    Vip21 Nëntor 2024
    “A mendon se mund ta vazhdosh lidhjen tënde jashtë, dhe si mendon se mund të jetë?” Kjo ishte pyetja e radhës e...
    Vip21 Nëntor 2024
    Leo sonte është pyetur nëse ka hyrë në mes raportit të Drilonit dhe Lelës. E gjitha u zhvillua pas një situate kaotike...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se miratimi i buxhetit të katërt të kësaj qeverie është dëshmi se kur qytetarët flasin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-koloneli Rrahman Sylejmani, pas gjetjes së armëve para dy ditësh në veri të vendit të cilat lidhen me sulmin në Banjskë, ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së...
    Vip21 Nëntor 2024
    Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.