×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Komuna Gjilanit i siguroi automjetet në kompaninë që si plotësoi kriteret

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Komuna e Gjilanit ka shpërblyet me tender Operatorin Ekonomik (OE), i cili nuk i ka plotësuar kriteret e dosjes se tenderit. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2020 ka gjetur se tek procedura e prokurimit “Sigurimi i Automjeteve të Komunës” kërkesë e dosjes së tenderit ishte që Operatori Ekonomik fitues të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme, në vlerë minimale jo me pak se 160,000€, në tre vitet e fundit. Ndërsa Operatori Ekonomik ka ofruar dëshmi vetëm për shumën 111,087€. “Zyrtarët e prokurimit pohojnë se ky ka qenë vetëm një gabim teknik. Shpërblimi me kontratë i operatorëve ekonomik të cilët nuk i plotësojnë kërkesat dosjes së tenderit, mund të ndikojë që të njëjtit të mos mund t′i përfundojnë punët me kohë dhe sipas cilësisë së kërkuar pasi që nuk kanë arritur të dëshmojnë se posedojnë pajisjet e kërkuar sipas specifikave të dosjes së tenderëve. Kryetari duhet të sigurojë që me rastin e vlerësimit të tenderëve të krijohen kapacitete të mjaftueshme teknike të vlerësimit dhe të shpërblehen operatorët ekonomik të cilët i plotësojnë më së miri kërkesat e dosjes së tenderit” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton “Front Online”.

    Pagesa e pagave me koeficient me të ulët së sa në akt emërimet

    Më tutje në raportin e ZKA-së thuhet se komuna ka vazhduar me kompensimin e tre shërbyesve civil jo në pajtim me akt emërimet.  “Përgjegjësi në sektorin e katalogimit dhe klasifikimit të librit, sipas kontratës duhej të paguhet me koeficient 7, por sipas listës së pagave paguhet me koeficient 6. Ndryshimi i koeficientit në kontratë nga 6 në 7 është bërë më 01.02.2012 por nuk është zbatuar; Shefi i Sektori për Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit, me Akt Emërim duhet të paguhet me koeficient 9, por sipas listës së pagave ai paguhet me koeficient 7.5. Ndryshimi i koeficientit nga 7.5 në 9 në kontratë është bërë më 01.02.2013 por nuk është zbatuar; dhe Përgjegjësi në Sektorin e Fëmijëve dhe të Rinjve, me Akt Emërim duhet të paguhet me koeficient 7, por sipas listës së pagave, paguhet me koeficient 6. Ndryshimi i koeficientit nga 6 në 7 është bërë më 01.02.2012. Sipas menaxhmentit të komunës kjo ka ndodhur për shkak të gradimit në vitet e mëhershme dhe ndryshimi apo rritja e koeficienteve është bërë pa u siguruar se Komuna kishte mundësi financiare apo duke mos marr parasysh ndikimin financiar për këto pozita” thuhet në raport, raporton “Front Online”.

    Aty më tutje thuhet se pagesa e punonjësve në kundërshtim me akt emërimet / kontratat e punës është shkelje ligjore dhe padrejtësisht dëmton stafin e komunës në kuptimin material. Kjo mund ta ekspozoj komunën ndaj padive gjyqësore që mund shkaktojnë shpenzime shtesë për buxhetin. “Kryetari duhet që para se të bëj gradimet e stafit, së pari të siguroj fondet e duhura buxhetore, ndërsa në bashkëpunim me Thesarin të filloj pagesat e pagave të prapambetura sipas kontratave të nënshkruara” thuhet në raportin e auditorit. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë për të datës...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media. Ai në fjalën e tij para mediave...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova po përballet me mungesë të rrymës gjatë ditëve të fundit, e në disa qytete ndërprerja është më e theksuar. Madje, në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i infektimit i importuar të Mpox, i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një familje kosovare është ankuar për bllokada të shumta gjatë rrugës nga Zvicra për në Kosovë. Sipas familjes Islami, “një udhëtim i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjetit. Ministria e Ekonomisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamentit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.